Gjergj Dedaj ka udhëtuar në Hagë për të dhënë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Këtë, ai tha se po e bën kundër vullnetit të vet. Por cila është historia e akuzave për “maltretim” nga ish-presidenti Thaçi dhe si i tërhoqi me marrjen e postit të ambasadorit në Shkup?
Në emisionin Pressing është ritransmetuar deklarata e Dedajt për “maltretim fizik nga Thaçi ndaj tij dhe zyrtarëve të LDK-së me arsyetimin se e përkrahin Ibrahim Rugovën”, dhe më pas tërheqjen e këtyre fjalëve duke thënë se ditën kur ka folur “nuk ka qenë Gjergji”.
“Gjegj Dedaj së bashku me një grup të zyrtarëve të LDK-së, kishte shkuar në shtator të vitit 98 në Drenicë, ai së bashku me 13 zyrtarë të LDK-së ishte ndaluar dhe sipas deklarimeve të mëvonshme të disa prej pjesëmarrësve dhe vetë Dedajt, pjesëtarë të UÇK-së ndaj tyre kishin ushtruar dhunë verbale dhe fizike”, tha gazetari Leonard Kërquki në emisionin “Pressing në T7.
Kërquki u shpreh se Dedaj kishte folur për këtë rast pasi ishte shkarkuar nga posti i zv.ministrit, nga ku ishte deklaruar se “ka shumë për të thënë e nëse ato thuhen publikisht do të tronditej Kosova”.
Çfarë tha atëkohë Dedaj, për “maltretimin nga Thaçi”?
“Në vitin 98, Thaçi e ka ndaluar delegacionin e shtetit të Kosovës, unë isha nënkryetar i Kuvendt, ishim në vizitë në zonat e luftës, na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij, tha jeni të arrestuar, arsyeja se jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral. Disa anëtarë të delegacionit janë torturuar fizikisht, edhe unë jam maltretuar fizikisht, ai edhe na ka marrë në pyëtje na ka bë presion, është një krim…”, ishte shprehur Dedaj.
Por, pas kësaj deklaratë, Gjegj Dedaj u shpërbyle me postin e ambasadorit të Kosovës në Shkup.
“Kundërshtarët e Thaçit kishin thënë se Dedaj, u shpërbyle për të heshtur”, tha gazetari Kërquki.
Gazetari Leonard Kërquki ka publikuar një intervistë të Gjergj Dedajt, dhënë në Pressing në vitin 2020, i cili pyetet pikërisht nga ai për ndërrimin e deklaratës dhe nëse të njëjtën e kishte dhënë në afekt.
U“unë e kam thënë jo në afekt, por unë nuk kam qenë Gjergji ato ditë, se tash krejt çka kam pas e çka kam ditë, e çka kam mujt, e kam bë për lirinë e Kosovës”, kishte thënë Dedaj në Pressing në vitin 2020.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë