Haga deklarohet për bastisjet e sotme në Prishtinë

by Nexhat

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.

Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh dhe në sa lokacione po zhvillohen këto operacione, ZPS ka thënë se ata po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX’i.

banner

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”,

Ndërkohë sot janë kryer bastisje në banesën e ish këshilltarit të presidentit Thaçi, Blerim Shala dhe në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy