Limaj thotë se Kurti po bën rima: Me gënjeshtra e mashtrime po mundohet ta mbulojë të vërtetën e hidhur, “Zajednicën”

by Merita

Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se kryeministri Kurti është zhytur në gënjeshtra e mashtrime.

Limaj thekson se me qasjen e tij të fundit pas takimeve në Bruksel, kryeministri po bën rima e lojëra fjalësh.“Kurti është zhytur në gënjeshtër e mashtrim, si ka mbetë gjë tjetër përveç me u marrë me rima e lojra fjalësh”, thotë Limaj për Gazeta Blic.

banner

Sipas tij, Kurti po mundohet ta mbulojë të vërtetën e hidhur që sipas tij është pranimi i ‘Zajednicës’. “Këtë po e bën që ta mbulojë të vërtetën e hidhur, Zajednicën, pa njohje as në qendër e as në periferi”, thotë tutje Limaj.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka dalë me njoftim për mediat pas takimeve të fundit të kryeministrit Kurti në Bruksel, duke thënë se “Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”.

“Në fund të takimit, Kryeministri Kurti tha: Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, citohet të ketë thënë Kurti, siç tregon njoftimi i qeverisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy