Posti i Ambasadorit / Sopjani: Gjergj Dedaj e ka ndërru deklarimin për Thaçin

by Nexhat

Shkëlzen Sopjani, ish-inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, po diskuton në “Pressing” në T7 për bastisjet e sotme në shtëpitë e dy ish-këshilltarëve të Thaçit.

Gjatë fjalës së tij, avokati Sopjani tha se Gjergj Dedaj e ka ndërru deklaratën për Thaçin.

banner

“E pam vetë, me fytyrë dhe me zë ka dalë ka deklaru qato për çka e ka thirrë Gjykata Speciale, e ka ndërru deklarimin dhe është ashiqare kur është bë ndryshimi, kur e ka bo një deklaratë ma ndryshe dhe pozicioni i tij para se me ndërru, pasi e ka ndërru e kështu me radhë”, tha Sopjani në Pressing,

Tutje, ai tha se shumë akuza që sot i dëgjojmë në Gjykatën Speciale janë bërë ndër vite mes PDK-së e LDK-së.

“Këtë proces e shoh se fajin kryesor e kemi ne, dy partitë kryesore që kanë qenë politike në atë kohë do të thotë, PDK-LDK, janë fitu zgjedhjet me këto akuzat që po i nijmë sot në Gjykatë Speciale. Nëse kthehemi 99-2007, i ke pas dy gazeta të cilat krejt çka po i nijmë në Gjykatë Speciale, i kanë pas në faqet e para të gazetave, këto akuzat që po i shohim. Këto nuk kanë ardhë prej qiellit”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy