Duke iu kthyer situatës në Gaza, Jason Lee nga dega palestineze e bamirësisë Save the Children thotë se një fëmijë vritet çdo dhjetë minuta në Rripin e Gazës.
Duke folur për BBC nga Jerusalemi, ai tha se nga 20,000 civilë që ishin plagosur, një në tre prej tyre ishte fëmijë.
“Sëmundjet ngjitëse janë në rritje”, tha Lee, për shkak të kushteve të këqija dhe mungesës të higjienës. Ai tha se kishte frikë nga përhapja sëmundjeve.
Dhe ai shtoi se kamionët që dërgonin ndihma në Gaza ishin një “pikë në oqean”.
“Kirurgët po bëjnë operacione pa anestezi, njerëzit përdorin celularët si elektrik dore për të pasur drita në objektet shëndetësore”.
“Atyre u kanë mbaruar mallrat mjekësore si fashat dhe ju keni 130 foshnja të lindura para kohe në inkubatorë që rrezikojnë të fiken”, tha ai, shkruan BBC,