Si hiqen masat? Von der Leyen: Folëm për këtë, pranojeni Asociacionin, Serbia njohjen ‘de facto’

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, Von der Leyen tha se do të ketë hapa të suksesshëm përpara “vetëm nëse Kosova dhe Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet”.

Ajo përsëriti kërkesën e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni për themelimin e Asociacionit,

“Ftojmë edhe Kosovën ta lansojë procedurën për pranimin e Asociacionit të komunave që ka mbetur si draft. Kurse Serbia duhet ta pranojë një njohje ‘de facto’”, tha ajo.

Ajo tha se kanë biseduar edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe se “çfarë duhet bërë që të hiqen”.

“Kjo është ajo që unë dhe kryetarja kemi biseduar dhe natyrisht që kemi biseduar edhe me kryeministrin. Kjo është se çfarë mund të bëhet që masat të tërhiqen dhe këtu e kemi edhe atë temën e një draftstatuti për diskutime. Kjo që e them është shumë teknike, por është një hap shumë i rëndëidsëhm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është vendimtare dhe natyrisht do t’i hapë dyert për qasjen e planit të rritjes. Jemi duke punuar në këtë. Kjo është diçka që këtu të dyja palët duhet t’i ndërmarrin të gjitha hapat e duhurua, është vendimtare që të mos ketë eskalim por edhe të ecim drejtë Bashkimit Eurpopian”, tha Ursula von der Leyen.

Krejt në fillim të fjalës së saj, ajo dënoi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, duke kërkuar që “kryesit duhet të sillen para drejtësisë”.

“Kosova ka bërë një progres shumë të qëndrueshëm. Ju përgëzojmë për punën e madhe dhe përpjekjet, posaqërisht në fuqizimin e demokracisë, përmes reformave tuaja. Natyrisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë”, tha ajo, duke shtuar se “këtë shteg do ta kalojmë së bashku”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy