Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Kurti: Ua ofrova të rejat e fundit mbi dialogun

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti tha se sot i njoftoi ambasadorët e QUINT-it për më të rejat e dialogut me Serbinë, “siç është praktikë e zakonshme”.

Pas takimit me ambasadorët e vendeve më të fuqishme në Kosovë, Kurti tregoi pak në “X” se çfarë iu tha atyre.

banner

“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovës për t’ua ofruar atyre të rejat e fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për ta kthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, shkroi Kurti.

Takimi i sotëm i Kurtit me ambasadorët nisi dhe përfundoi pa shumë zë, ndërsa përfaqësuesit diplomatikë nuk pranuan të flisnin për mediat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy