Andre Onana ka përfunduar më lart në renditjen për Topin e Artë se Bukayo Saka dhe kjo i ka ‘shokuar’ tifozët e Arsenalit.
Në ceremoninë në Paris, Didier Drogba do t’i dorëzojë trofeun lojtarit më të mirë në botë për sezonin 2022/23.
Ndërsa numërimi mbrapsht për prezantimin vazhdonte, u zbuluan lojtarët e renditur nga 21 deri në 25.
Megjithatë, tifozët u befasuan kur panë se portierit i Manchester United zuri vendin e 23-të dhe një mbi Sakan që ishte në vendin e 24-të.
Sidoqoftë, renditja e Topit të Artë bazohet në sezonin 2022/23, ku ai luajti për Interin dhe pati paraqitje të mira.
Gjatë sezonit të tij të fundit në Itali, Onana mbajti 19 portë të paprekura teksa skuadra e tij arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitoi Kupën e Italisë
Ndërkohë Saka në anën tjetër shënoi 15 gola dhe bër 11 asistime për “Topçinjtë”.
Anglezi gjithashtu shënoi tre gola për Anglinë teksa arriti në çerekfinale të Kupës së Botës