18
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Presidencë për t’u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton T7.
Pas takimit, të dyja pritet ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, siç ka njoftuar paraprakisht Presidenca.
Ursula von der Leyen vjen në Prishtinë pas bisedimeve të rëndësishme për dialogun me Serbinë në Bruksel dhe pas samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Tiranë.