Sipas një zyrtari mjekësor dhe autoriteteve palestineze në territorin e Gazës, dhjetra njerëz janë vrarë në një sulm ajror që e ka kryer sot pasdite Izraeli në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.
“Më shumë se 50 njerëz janë vrarë”, tha Dr Atef al-Kahlout, drejtor i Spitalit Indonezian, për mediet ndërkombatare. Ai tha se spitali nuk ishte ende në gjendje të jepte numrin e përgjithshëm të viktimave pasi ende po numërohen viktimat”.
Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se më shumë se 50 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite.
“Më shumë se 50 dëshmorë dhe rreth 150 të plagosur dhe dhjetëra nën rrënoja, në një masakër të tmerrshme izraelite që goditi një zonë të madhe shtëpish në kampin Jabalia në Rripin verior [Gaza]”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë. Ende nuk asnjë koment nga Izraeli.