Draft Statuti për Asociacionin e Komunave me shumice serbe (AKS)

by Nexhat

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Draftii i plotë të statutit të Asociacionit, i cili ka dal nga zyra e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban në të shkruar parimet, objektivat e kompetencat e themelimit të Asociacionit.

Një nga pikat e draft-statutit parasheh rregullimin e strukturës organizative të Asociacionit.

close

volume_off

Bazuar në draft-statut, asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshilldhënës dhe zyrën për ankesa.

Te pika “Objektivat kryesore” në draftin e statutit thuhet se ai “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Ndërkaq, në konkluzionet e draft-statutit theksohet se “projekt statuti nuk e kalon ndonjë nga vijat e kuqe të Kosovës”.

Edhe emisari Lajçak, në një deklarim për media më 23 tetor, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin nuk shkel “vijat e kuqe” të palëve.

Ky draft, i propozuar nga Bashkimi Evropian, u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës më 21 tetor në këto dy shtete të përfaqësuesve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Tri ditë më vonë, gjatë takimeve në Bruksel me tre liderët e BE-së, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni, si dhe me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, kryeministri Albin Kurti tha se është pajtuar me propozimin për draft-statutin e Asociacionit

Draft Statuti për Asociacionin e Komunave me shumice serbe (AKS)|

Sfondi dhe Korniza

Konteksti ligjor dhe politik

Draft Statute të ndryshme: Ekipi Menaxhues, FES (Friedrich Ebert Stiftung), Kryeministri Rama

Vijat e kuqe te palëve

Parimet e hartimit Objektivat kryesore

Objektivat kryesore

Zbatimi i Marrëveshjes bazes të vitit 2013 e ratifikuar nga Kosova dhe Marrëveshjes së vitit 2015

Siguron nje vetëqeverisje kornize me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës

Mbrojtje e dyfishtë

Parimet kryesore

Statuti regullon kompetencat, organizimin dhe funksionimin e organeve

Statuti dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese per rishikim

Asociacioni nuk duhet të zëvendësoje ose të zvogëloje te drejtat e cilitdo komunitet që jeton në komunat anêtare.

Pjesëmarrja vullnetare e hapur për komunat me shumice serbe së pari

Kompetencat kryesore

Bashkëpunimi ndër-komunal dhe koordinimi

Te promovoje dhe mbroje te drejtat dhe interesat e komunitetit të serbëve të Kosoves pa paragiykim ndaj

komuniteteve të tjera

Të menaxhoje arsimin lokal dhe institucionet e kujdesit shëndetësor

Të hartoje politika qe avancojnë demokracise lokale dhe pjesëmarrjen qytetare

Struktura organizative

Kuvendi

Kryetari dhe Zëvendëskryetari

Bordi

Këshilli këshillëdhënës

Administrata

Zyra e Ankesave

Financimi

Kontributet nga anëtarët, organet e Kosoves, grante të tjera dhe donacione, duke perfshire edhe nga Serbia

Shoqata do të ketë nje llogari bankare të licencuar dhe regjistruar në Banken Qendrore të Kosoves

Buxheti dhe shpenzimet do të jene subjekt i mbikëqyrjes nga BE-ja në nje periudhë pesëvjeçare

(ripërtërihet nje herë)

• Auditori i Pergithshëm i Kosoves do të kryeje auditime te jashtme Asociacionit në perputhje me ligjin

Marrëdhëniet me organet qendrore

• Asociacioni nuk duhet të zëvendësojne ose minojne marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore ndërmjet

organeve gendrore dhe lokale në Kosovë

Dy vitet e para pasi Asociacioni fillon funksionimin e saj do të monitorohet nga BE

Asociacioni mund të merr këshilla dhe ekspertize teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli

Konsultativ i komuniteteve

Komentet e palëve

Te dyja palët kanë thene se drafti i dokumentit mund të sherbeje si nje dokumenti i përshtatshëm i punës

Kosova ka ngritur disa çêshtje, ka vendosur disa kushtezime dhe ka pretenduar mosperputhje me

Kushtetutën e Kosoves dhe dokumentet tjera

• Serbia ka perciell se kan disa pyetje dhe shqetèsime pa i shprehur kundershtimet specifike

Konkluzionet

Projekt-statuti shte mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA

Projekt Statuti nuk e kalon ndonje nga vijat e kuqe të Kosovës

Projekt-statuti adreson prioritetet kryesore te serbëve

Image

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit

FOTO GALERI

Image

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit

FOTO GALERI

Image

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy