Me koeficientin e ri, Presidentes i rritet paga për 90 euro, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit nga 85 euro

by Nexhat

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë tha se për sektorin publik, koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

banner

E me rritjen e koeficientit tashmë siç është e rregulluar me ligj, rriten edhe pagat në sektorin publik.

Rritjen më të madhe të pagave, do ta kenë ata që e kanë koeficient më të lartë.

Në bazë të ligjit në Kosovë koeficientin më të madh e ka Presidentja e Kosovës (18).

Paga e Presidentes me rritjen e koeficientit të pagave nga 1890 euro sa e ka aktualisht, shkon në 1,980 (90 euro rritje).

Paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga 1837 euro, shkon në 1925 euro (88 euro rritje).

Paga e kryeministritkryetarit të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës Supreme, Kryeprokurorit të Shtetit rritet për 85 euro (nga 1,785 euro shkon në 1,870 euro).

Paga e deputetëve dhe ministrave rritet për 82 euro (nga 1,722 euro shkon në 1,804 euro).

Paga e kryetarit të Prishtinës dhe komandantit të FSK-së rritet për 75 euro (nga 1,575 euro shkon në 1,650 euro).

Paga e ushtarit të FSK-së rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro).

Paga e gardianit të burgut rritet për 27.5 euro (nga 577.5 euro shkon në 605 euro)

Paga e policit dhe zjarrfikësit rritet për 25 euro ( nga 525 euro shkon në 550 euro).

Paga e rektorit të UP-së rritet për 71 euro (nga 1491 shkon në 1562 euro)

Paga e profesorit universitar rritet për 62 euro (nga 1302 euro shkon në 1364 euro)

Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të lartë rritet për 29 euro (nga 609 euro shkon në 638 euro)

Paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme të ulët rritet për 28 euro (nga 588 euro shkon në 616 euro)

Paga e edukatorit rritet për 26 euro (nga 546 euro shkon në 572 euro)

Paga e mjekut specialist rritet për 60 euro (nga 1,260 euro shkon në 1,320 euro)

Paga e infermierit rritet prej 25 deri 30 euro.

Koeficientet e të gjitha kategorive të sektorit publik mund t’i shihni në Gazetën Zyrtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy