Ministria e Mbrojtjes do të ketë 20 milionë euro më shumë në vitin e ardhshëm

by engel

Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë euro 314 milionë euro. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri, Albin Kurti tha se me këtë projekt-buxhet rëndësi të veçantë i kanë kushtuar mbrojtjes së sigurisë.

Ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të tejkalojë 216 milionë euro, ndërkaq Ministrisë së Mbrojtjes do të ketë buxhet prej mbi 153 milionë euro.

banner

Vitin e kaluar, qeveria kishte ndarë buxhet në vlerë 123 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Me projektligjin e ri, parashihet që rritja e buxhetit për ushtrinë të jetë 20 milionë euro krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Projektbuxheti i miratuar nga kabineti qeveritar do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se ky buxhet do të fokusohet në rritje të sektorëve prioritar dhe në zbatim të programit qeverisës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy