Natë e tmerrshme në Gaza: Janë goditur 300 objektiva nga ushtria e Izraelit

by engel

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se rreth 300 objektiva të Hamasit janë goditur gjatë 24-orëshit të fundit, si në sulmet ajrore, ashtu edhe nga ato tokësore në Gaza. Sipas tyre, shumë terroristë të Hamasit janë vrarë, raporton BBC.

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Jonathan Conricus thotë se forcat izraelite po mbështeten nga shumë fuqi zjarri dhe inteligjencë, teksa ka shtuar se sulmet ndaj Hamasit po ndodhin nga toka dhe nga ajri.

banner

“IDF po godit të gjitha pjesët e Rripit të Gazës, duke i fokusuar sulmet e tyre në Gazën veriore, qendrën e gravitetit të Hamasit”, thotë Conricus.

Nga ana tjetër, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se zona rreth spitalit Al Quds në qytetin e Gazës ka qenë nën bombardime të forta nga forcat izraelite.

Marëan Jilani, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe tha për BBC Neës se spitali Al Quds në qytetin e Gazës ishte nën bombardime të forta gjatë natës.

Dy ndërtesat shtesë të Al Quds, një qendër mjekësore emergjente dhe depo kryesore, u dëmtuan rëndë dhe tani janë jashtë shërbimit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy