Vdes në QKUK edhe viktima e dytë nga përleshja me armë zjarri në Vushtrri

by engel

Të hënën ka ndërruar jetë njëri nga të lënduarit në vrasjen e rëndë të ndodhur më 29 tetor në Vushtrri, ku mbeti i vrarë një person. Viktima e dytë nga kjo ngjarje kishte qenë në gjendje të rëndë. Mirëpo policia e Kosovës raporton se edhe personi i plagosur nuk ka arritur të mbijetojë plagëve të marra.

“Vushtrri 29.10.2023-15:50. Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Tutje Zahiti ka thënë se hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona tjerë në lidhje me vrasjen e ndodhur në Vushtrri. Ky arrestim bën që numri i të arrestuarve të arrijë në pesë, duke pasur parasysh se dy të tjerë ishin kapur më herët në vendin e ngjarjes.

Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy të dyshuar J.S, 24-vjeçar dhe E.B., 24-vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajetë i viktimës mashkull F. Z.,27-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, raportohet se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP në Mitrovicë të Jugut, në bashkëpunim me prokurorin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy