Vendimi i Qeverisë për targat, Rashiq: Vjen pas shumë kërkesave të qytetarëve në Veri

by Nexhat

Dje Qeveria ka marrë vendim që të gjithë qytetarët që kanë targa ilegale mund t’i marrin ato legale nga data 1 nëntor deri më 1 dhjetor.

“Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e qeverisë Nr.01/170 të Republikës së Kosovës të gjithë ju që jeni të pajisur me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, nga data 10 qershor 1999 deri me 21 prill 2022, mund të bëni regjistrimin me targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023.”, thuhet në njoftimin e MPB’së.

banner

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ai ka thënë se një vendim i tillë vjen pas shumë kërkesave në Veri për t’i ndërruar targat nga “KM” në “RKS”.

“Ky vendim i Qeverisë vjen pas shumë kërkesave të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është edhe një dëshmi e pragmaticitetit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy