Arsenali dëshiron të përforcojë sulmin në afatin e ardhshëm dhe në listën e tij prioritare është sulmuesi slloven, 20-vjeçari Benjamin Sesko.
Klubi londinez e nisi mirë sezonin, por në terma afatgjatë i mungon zgjidhja reale për pozicionin e qendërsulmuesit.
Kështu, sipas Daily Express mund të jetë futbollisti i RB Leipzigut dhe përfaqësuesi standard në skuadrën e Matjaz Kekut, Sesko, si zgjedhja ideale.
Gjegjësisht, anglezët i cilësojnë Eddie Nketiah, Gabriel Jesus dhe Leandro Trossard si zgjidhje të përkohshme, ndërsa Sesko që njihet “Haalandi slloven”, duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë për sulmin e Arsenalit.
https://twitter.com/MirrorFootball/status/1719519918528340147?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1719519918528340147%7Ctwgr%5E43b642f6196017ca9e4d12e91e2c426248c3d516%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-kerkon-te-transferoje-haalandin-slloven-cmimi-tij-eshte-50-milione-euro%2F
Klubi gjerman thuhet se kërkon rreth 50 milionë euro për të dhe më parë për të ishin interesuar Chelsea dhe Manchester United.
Sesko u rrit në klubin Domzale, por si 16-vjeçar ai mbërriti në shkollën e të rinjve të Red Bull Salzburgut, ku më vonë pasoi Erling Haaland në ekipin e parë.
Slloveni është një lojtar me predispozita të shkëlqyera fizike pasi është 194 centimetra i gjatë, njësoj si norvegjezi. Ai ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje këtë sezon.
