Halloween: David Beckham me vajzën e tij si e bukura dhe bisha

by Merita

Shumë personazhe të famshëm festuan Halloween me maskime në ditën e fundit të tetorit, duke bërë më pas postime ne rrjetet sociale. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe David Beckham, i cili nuk do ta kuptonim se kush është nëse Victoria Beckham nuk do ta kishte ngarkuar foton, pasi u shndërrua në një djall me pikturë në fytyrë dhe aksesorë që të kujtojnë një efekt kinematografik.

Në fakt, bashkëshortja e tij ka bërë një lojë fjalësh mbi diçiturën, duke komentuar “Horny” (nga brirët, por edhe fjala horny, që do të thotë i eksituar seksualisht).

banner

Në një postim tjetër, vetë ylli i futbollit pozon me krenari me vajzën e tij të vetme, Harper, e cila gjithashtu është e maskuar, megjithëse nuk dihet saktësisht se çfarë.

Pas zbulimeve, përmes një mini-seriali të ri dokumentarësh për jetën e David Beckham, për lidhjen e tij jashtëmartesore me Rebecca Loos dhe në përgjithësi natyrën e tij romantike “të paqëndrueshme”, 48-vjeçari bëri një gjest duke konfirmuar se epshi për gruan e tij nuk u shua asnjëherë.

Në një foto të shpërndarë nga Victoria nënjë story në Instagram, bashkëshorti i saj mbështet dorën në kofshën e saj, si një çift i sapomartuar në një festë ditëlindjeje, teksa stilistja 48-vjeçare shkruan: “Gëzuar ditëlindjen! Të dua”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy