Kiara: “A ke shtëpi, a ke grua”? E pabesueshme përgjigjja e Luizit

by Merita

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka patur projekte të ndryshme muzikore dhe jo vetëm. E menjëherë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai nisi me koncertet e shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Me sa duket për këtë ka pak ankesa partnerja e tij, Kiara Tito. Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet fituesi i edicionit të dytë të BB VIP dhe ajo e ngacmon.

banner

“A ke shtëpi, a ke grua, a ke katandi, a ke Perëndi?”, e pyet Kiara Luizin, duke iu referuar koncerteve të shumta që bën dhe që i bie të jetë larg shtëpisë.

Këngëtari i dashur për publikun i kthen nga ato përgjigjet epike që vetëm ai di.

“Unë kam vetëm jetë nate. Unë kam vetëm jete rrugësh. Unë do e shijoj jetën. Unë Kiarën e kam me kontratë dhe Kiara do të rrijë vetëm në shtëpi mbyllur. Pyetje tjetër ke?”, i përgjigjet Luizi duke qeshur.

Kujtojmë se Tito dhe Ejlli krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Romanca e tyre e dashurisë vazhdon edhe jashtë dhe duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ata janë mjaft aktiv edhe në rrjetet e tyre sociale, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit foto apo video kur janë bashkë. Gjithashtu komentojnë edhe postimet e njëri-tjetrit në “Instagram”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy