Klubi i Biznesit kanë reaguar për vendimin e dhomës së dytë të Gjykatës Komerciale që sipas tyre ka aprovuar si të bazuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Komisionit të Ankesave të Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve.
Nga KB thonë se janë të bindur në të drejtën e tyre dhe se kjo është dëshmuar edhe nga vendimi i gjykatës.

“Në të njëjtën kohë shprehim shqetësimin tonë që në vend se të angazhohemi për të përmbushur misionin tonë, për të kontribuar në rritjen e ekonomisë kosovare, është dashur të merremi me çështje burokratike”, thekson komunikata.
“Klubi i Biznesit është i përkushtuar të jap kontributin e vet në ekonominë kosovare, duke ndërtuar ura bashkpunimi me investitorë të jashtëm, por edhe duke u angazhuar në projekte të përbashkëta investive brenda Kosovës. Në këtë rrugëtim Klubi i Biznesit ofron bashkpunim dhe partneritet me gjithsecilin që beson në një ekonomi të lirë të tregut, dhe rolin primar që duhet të ketë sektori privat në ekonomi”, vazhdon njoftimi.
Klubi i Biznesit është një iniciativë e disa nga korporatat më të mëdha kosovare, me synim bashkpunimin e ndërsjellë vendor dhe ndërkombëtar, drejt rritjes së prosperitetit ekonomik dhe shoqëror në Kosovë dhe më gjërë.