Pendarovski: Kam frikë se disa politikanë me impulset e Jugosllavisë mendojnë se vetëm me forcë mundet t’i mbajmë shqiptarët

by Nexhat

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski duke kometuar zhvillimet në veri të Kosovës, tha se në politikën e jashtme, ai si president ka ingerenca të ndërlidhura me Qeverinë, andaj edhe për shumë zhvillime, merren vesh që njëri të del dhe të jap qëndrim.

“Njerëzit mendojnë se veç duhet të del kryeministri, veçmas presidenti. Pra sipas meje, shteti i Maqedonisë kishte reagim për ngjarjet në Kosovë dhe mua nuk më bie kurora dhe të them se i pari i MPJ-së në emër të shtetit, e dha atë deklaratë”, tha Pendarovski për “Shenja”.

Pendarovski tha se ndjenjat e popullit maqedonas janë specifik ndaj Serbisë dhe kjo sipas meje ka tëq bëjë me jetesën e gjatë të përbashkët në Jugosllavi.
“Është e saktë se disa subjekte politike, disa po tentojnë që ta riciklojnë sjelljen, e autoriteteve jugosllave dekadën e fundit. Viteve të 86-90’ në ‘thojza’ me sukses e imitonim Millosheviqin dhe politikën e tij ndaj shqiptarët, ju kujtohet shfuqizoheshin paralelet shqipe, flas për Maqedoni, u rrënonin murrët në Haraçinë, ngase narativi ishte se vetëm me forcë 

Pas 91 vjen narativi tjetër dhe pas Marrëveshjes së Ohrit është e treta dhe e cila është më inkluzive. Po kam frikë se disa persona me impulset e Jugosllavisë së atëhershme mendojnë se është mënyra e vetme që t’i mbajmë të disiplinuar shqiptarët dhe të tregojnë solidaritet me botën serbe.

Mendoj se më në fund duhet në praktik ta zbatojmë teorinë e presidentit Gligorov i cili ishte shumë i kritikuar, se duhet një distancë edhe në këto gjëra”, tha Pendarovski,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy