Policia zvicerane gjen dy kosovarë të fshehur në dollap

by Nexhat

Të hënën në mëngjes, hetuesit nga Policia Kantonale e Cyrihut i kanë rënë ziles së një apartamenti në Winterthur për të zhvilluar hetimet, trasnmeton albinfo.ch. Sipas njoftimit të policisë, të pranishmit në apartament e kanë hapur derën me vonesë.

Për shkak të situatës së krijuar, efektivët e policisë kanë supozuar se në banesë kishte edhe persona të tjerë. Kështu, në konsultim me prokurorinë publike, policia ka kryer bastisje të shtëpisë, shkruan gazeta Landbote. Sipas deklaratës së saj, dy kosovarë, njëri një 30 dhe tjetri 40-vjeçar ishin fshehur në një dollap në banesë.

banner

Policët gjatë kontrollimit të asaj shtëpie gjithashtu kanë gjetur dhe siguruar mjete të vjedhjes.

Dy personat, të cilët po qëndrojnë ilegalisht në Zvicër dhe dyshohet se kanë kryer vjedhje të ndryshme, janë arrestuar, përcjell albinfo.ch. E njëjta gjë vlen edhe për qiramarrësen 25-vjeçare dhe një grua tjetër, 43-vjeçare që ishin gjithashtu të pranishme gjatë kontrollimit të bërë në banesë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy