Protesta e njësive elitare të policisë para qeverisë, zbardhen kërkesat e tyre

by Nexhat

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (FIT), njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës të mërkurën, duke kërkuar kushte më të mira.

Ata kanë thënë se janë të pakënaqur me shumën e caktuar për këtë njësi në ndarjen e shtesave për rrezikshmëri,

Pjesë e ksaj proteste ishte edhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

“I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës. Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjete eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tona lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë dhe mos përfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj”, tha njëri nga anëtarët e këtij njësiti.

Ai deklaroi se këto njësite janë mirë të trajnuara dhe se duan që të trajtohen me dinjitet.

“Këto dy njësi janë të trajnuara dhe të përgatitur me standardet më të larta ndërkombëtare. Operatori i këtyre njësive është certifikuar në luftën kundër terrorizimit, lirimin e pengjeve si dhe në raste kur cenohet siguria kombëtare, përkatësisht janë të specializuar në trajtimin e kërcënimeve me eksploziv dhe bomba, prandaj jemi njësi elite e PK-së”, tha tutje ai.

Nga ky njësitë kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti që të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre.

“Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje por ka më shumë se 10 vite që kemi marr premtime për benifite që na takojnë por deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë plotësuar. Njëherë arsyetim ka qenë mungesa e Ligjit të Pagave mirëpo edhe nëntë muaj pas miratimit të këtij ligji, nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Madje ka pasur ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë qe e kemi gëzuar nga viti 2010 na u ndalu e tëra. Ne jemi unik në kërkesat tona sepse janë legjitime dhe të nevojës urgjente. Nuk do të zbrazemi deri ne realizimin e tyre. Prandaj ftoj kryeministrin dhe Qeverinë që të marrin hapa konkret në realizimin e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka shplasour edhe kërkesat që kanë këto njësite.

“Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë  dhe shtesa për kushte specifike të punës. Në fund dua të potencojë se kërkesat tona janë absolutisht ekonomike dhe sociale, lehtë të realizueshme dhe nuk përfaqësohemi nga askush. Prandaj kërkojmë mirëkuptim në këtë aspekt sepse jemi pjesëtarë të PK-së dhe nuk d3ëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike”, ka thënë tutje ai.

Ai tha se priten edhe veprime të tjera, për të cilat tha se do të njoftohen me kohë.

Kujtojmë që në mbledhjen e mbajtur të premten, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që për këtë njësitë të ndahen 150 euro shtesë për rrezikshmëri në punë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy