Rezultatet dhe tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

by Nexhat

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e fitoi derbin e mesjavës dhe lojën më të rëndësishme të pjesës së parë të sezonit.

banner

Therandasit e mposhtën rivalin direkt për titull të kampionit, Drita, me rezultat minimal, 1:0 falë golit të Lumbardh Dellovës, të shënuar nga gjuajtja e lirë në pjesën e parë,

Falë kësaj fitoreje, Ballkani u shkëput në krye të tabelës me 29 pikë, 7 më shumë se Drita.

Ndërkohë, Malisheva e mundi Prishtinën me rezultat 1:0.

Golin e fitores për vendësit e shënoi Ilir Mustafa nga penalltia në minutën e 86-të.

Kurse, Gjilani e mundi Feronikelin ’74 me rezultat 2:1 falë golave të Ismajlit e Milevit, kurse Shillova e realizoi golin e pamjaftueshëm të mysafirëve nga Drenasi.

Nesër do të luhen edhe dy ndeshje të tjera të xhiros së 12-të, Llapi – Fushë Kosova e Liria – Dukagjini. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy