Sot, me datë 1 nёntor 2023, në ambientet e Stacionit Policor në Istog, komandanti i Stacionit Policor nё Istog, kapiten Enver Gashi, ka pranuar donacion pёr “dhomёn mike” e cila do tё pёrdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.
Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i Komandes Rajonale Perёndimore, Kolonel Gabriele Vacca.
Nё ceremoni morёn pjesё edhe Koloneli Shaban Shala, drejtor i Drejtorisё rajonale tё Policisё nё Pejё dhe Kryetari i Komunёs sё Istogut, z. Ilir Ferati.
“Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë. Ky donacion do tё shërbej pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Istog”, u tha, ndër të tjera, në një postim të Policisë së Kosovës në Facebook.