Thaçi: Për herë të parë grevistët po ndëshkohen nga Qeveria e VV-së

by Nexhat

Analisti Jusuf Thaçi përmendi faktin e ndëshkimit të grevistëve në Trepçë nga Vetëvendosja, parti që pretendon të jetë e majtë. Ai tha se këtë “film” po e shohim për herë të parë në vend pikërisht nga Vetëvendosja.

Këtë koment Thaçi e bëri në “Pressing” në T7, përballë të cilit ndodhet në debat edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

banner

“Çka nënkupton që udhëhiqemi nga një parti që pretendon të jetë e majtë që nuk përton mi ndëshku grevistët. Vitin e kaluar e patëm me mësimdhënësit që nuk ju pagua paga njeherë pastaj u pagua me vonesë, tash i kemi suspendimin e grevistëve të Trepçës, përtej atyre nëse e kanë paralajmëru grevën apo jo nëse ligji parasheh masa ndëshkuese ose jo, diçka e tillë në Kosovë nuk ka ndodhë asnjëherë që grevistët të ndëshkohen. Për herë të parë këtë film po e shohim nën qeverisjen e Vetëvendosjes që supozohet që do të duhej të ishte parti që i përkrah grevistët”, tha Thaçi në Pressing, transmeton Express.

“Mos të harrojmë, që në të shkuarën, grevat janë organizuar gjithmonë me ligje të tilla, Vetëvendosja ka qenë në përkrahje të grevave dhe grevistëve vazhdimisht dhe jo vetëm këtu”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy