Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.
Ai ka vlerësuar se dëshmitarët serbë të Gjykatës Speciale po shërbehen nga dezinformatat e shërbimeve sekrete serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë.
“Duket se krejt dëshmitarët serbë që i kemi parë në proces gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, po shërbehen nga dezinformatat e Shërbimeve serbe. D.m.th. prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së!”, ka shkruar Behrami.