Bordi mbikqyrës i Trepçës shpreh gadishmërinë për t’u takuar me Minatorët

by engel

Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” i ka ftuar për takim nesër minatorët, të cilët janë në grevë urie tash e dhjetë ditë.

Bëhet e ditur se takimi është thirrur të mbahet nga ora 12:00.

“Ju lutem më lejoni që t’ju drejtohem përmes këtij emaili për të kërkuar prej jush takim ditën e nesërme, e premte 03/11/2023, ora 12:00, në zyret e Stanterg”, thuhet në ftesën e dërguar.

Sipas lajmeve të përcjellura sot gjatë ditës nga mediet, përmes burimeve nga vetë minatorët, thuhej se minatorët e Trepçës i kanë filluar diskutimet me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje për ndërprerjen e grevës. Sipas këtyre burimeve, grevistët kanë kërkuar mosndëshkimin e tyre dhe mosndaljen e mëditjeve për ditët e grevës.

Gjatë ditës së enjte, 16 minatorë kanë marrë shërbime shëndetësore, teksa që nga fillimi i grevës, jan ofruar 300 shërbime mjekësore.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy