Dy barazime në Superligë, Llapi ndalet në Fushë Kosovë, ndërsa Dugagjini në Prizren

by Nexhat

Fushë Kosova e ka ndalur Llapin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së futbollit.

Skuadrat barazuan me rezultat 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” sot.

Fushë Kosova madje ka avancuar e para me golin e shënuar nga Urim Statovci në minutën e 16-të, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, llapjanët i barazuan shifrat në minutën e 60-të me anë të Ahmed Januzit, ndërsa paraprakisht në pjesën e parë e qëlluan dy herë shtyllën.

Llapjanët e humbën një penallti në fund të takimit me Muhamet Hysenin.

Ndërkohë, edhe dueli tjetër i ditës së sotme mes Lirisë dhe Dukagjinit u mbyll baras, 2:2.

Klinasit avancuan të parët falë golit të Morinës në minutnë e 72-të.

Më pas, prizrenasit e përmbysën rezultatin duke shënuar brenda pak minutash dy herë, me Tijuezën dhe Stafën.

Kurse, Dukagjini i barazoi shifrat në minutën e 98-të me anë të zëvendësuesit Elezaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy