Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, së bashku me disa efektivë kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipësë pas mbylljes së seancës kaotike.
Mësohet se ata do të kqyrin vendin ku deputeti i PD-së Ervin Salianji hodhi flakadanë gjatë seancës së sotme parlamentare.
Kujtojmë se deputeti Salianji ndezi flakadanë në foltore teksa mazhoranca miratoi projekligjet pa debat dhe mes kaosit të krijuar nga opozita që grumbulloi karriget në mes të sallës së Kuvendit.
Disa nga flakadanët ia morën punonjësit e Gardës, ndërsa disa të tjerë i hodhi në mes të sallës.
Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos-Mziut, tek përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve, shoqëruan seancën e sotme, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.

