Presidentja Osmani thotë se drafti i Asociacionit duhet të shyqrtohet nga Kushtetuesja

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Me këtë rast ajo ka thënë se draftstatuti i Asociacionit, i prezantuar nga Bashkimi Evropian, duhet të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Qëndrim të njëjtë ka pasur edhe kryeministri Albin Kurti, porse shefi i ekzekutivit i është referuar si vetmenaxhim e jo si Asociacion.

Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Presidentja Osmani, duke u bazuar në njoftimin e Presidencës ka thënë se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

banner

Ajo ka thënë se propozimi për draftstatutin e Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të arritur progres në procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti në takimin me liderët evropianë në Bruksel e ka pranuar planin e ri “modern” të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ku përfshihet edhe drafti i Asociacionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy