Stuhia Ciaran sjell mot të frikshëm: kaos në Evropën Veriore

by Merita

Stuhia Ciaran goditi fuqishëm Evropën veriore, veçanërisht Francën dhe Britaninë e Madhe.

Alarmi mbetet i lartë dhe jo vetëm në dy vendet më të prekura. Në fakt, ardhja e trazirës së madhe pritet edhe në Itali: në Veneto dhe Friuli Venezia Giulia ka alarm të kuq për mot të keq, por edhe ne Slloveni.

banner

Pamjet që vijnë nga Anglia dhe Franca janë të tmerrshme: rrëqethje erërash, stuhi të forta, mot i keq dhe shi. Erërat kane arritur 200 kilometra në orë në Finistère dhe, për shkak të stuhive, të gjithë tragetet në zonën veriore u anuluan.

Në Francë, departamentet e Cotes-d’Armor dhe Manche qëndruan në alarm të kuq, në 24 departamente të tjera alarmi mbetet portokalli.

Në Angli rreth 780 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia “Ciaran” ka shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin publik të shpërndarjes së energjisë”, konfirmuan autoritetet.

Një shofer kamioni ka humbur jetën në veri të Francës, pasi një pemë u rrëzua nga era e fortë.

Këtë e konfirmoi ministri francez i Transportit, Klement Beaun, që shtoi se ka shumë pengesa të tjera në rrugë duke penguar qarkullimin e lirshëm.

Autoritetet kanë evakuuar nga shtëpitë e tyre 39 persona në afërsi të La Manshit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy