Tjetër sulm në Kampin e Refugjatëve në Gaza, raportohet për 20 të vdekur

by Nexhat

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Gaza. Ata ishin strehuar në një shkollë të dëmtuar në Kampin e Refugjatëve Jabalia në Gaza.

“Vetëm në 24 orët e fundit, katër strehimore të UNRWA-s u dëmtuan në Rripin e Gazës. Sot, një strehë e kthyer në shkollë u dëmtua në Kampin e Refugjatëve Jabalia, më i madhi në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur pesë. Kjo vjen pas dy ditësh bombardimesh të forta në zonë.” Ka deklaruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

banner

Më tej në deklaratë thuhet se “Në të gjithë Rripin e Gazës, këto strehimore duhet të jenë të sigurta, nën flamurin e Kombeve të Bashkuara. E drejta ndërkombëtare humanitare nuk lë asnjë dyshim se civilët dhe objektet civile duhet të mbrohen

Deri më sot, 72 kolegë të UNRWA-s janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, shpesh me familjet e tyre. Sa të tjera? Sa më shumë pikëllim dhe vuajtje? Një armëpushim humanitar është i vonuar për hir të njerëzimit.”

Deri më tani nuk ka pasur koment apo marrje përgjegjësie të sulmit nga Izraeli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy