A është bërë pishman ndonjëherë Olta Gixhari? Aktorja me përgjigje epike

by Merita

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, iu kushton mjaft kohë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në profilin e “Instagram”-it, ku ndan me fansat momente nga jeta personale dhe ajo profesionale.

E jo vetëm kaq, pasi anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, herë pas here bën edhe biseda virtuale me ndjekësit e shumtë. Ajo nuk ngurron që t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të tyre.

banner

E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku ka marrë pyetje të shumta. Një ndër ta e ka pyetur Oltën nëse është bërë pishman ndonjëherë në jetë.

“A ke ndonjë pishman në jetë?”, pyeti ndjekësi.

Unë nuk bëhem pishman për asgjë. Pishmani është për njerëzit e dobët”, i është përgjigjur aktorja, duke i lënë të kuptojë që është një grua dhe nënë e fortë pasi i merr gjërat me sportivitet dhe nuk bëhet pishman për asgjë në jetë.

Kujtojmë se Olta aktualisht është pjesë e jurisë së spektaklit më të madh të kërcimit. Aktorja gjithashtu është duke shijuar edhe suksesin e madh të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku ajo është në rolin kryesor së bashku me këngëtarin e njohur, Luiz Ejlli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy