Azemi i LDK-së për Kurtin: Po shfaqet si partizani më i madh i “Zajednicës”

by Nexhat

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Albin Kurti është duke u shfaqur si “partizani” më i madh i “Zajednicës”,

Ai tha se janë qesharake përpjekjet e kryeministrit për t’a “zbukuruar”, propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

banner

“Ai që gati ishte shndërruar në piroman me gjithë partinë e tij, me pretekstin se po e luftonte “Zajednicën”, sot po shfaqet si partizani më i madh i saj. Përpjekjet e Albin Kurtit për ta “stolisur” e “zbukuruar” atë janë sa dëshpëruese aq qesharake”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Albin Kurti i “Zajednicës 2.0”

Ai që gati ishte shndërruar në piroman me gjithë partinë e tij, me pretekstin se po e luftonte “Zajednicën”, sot po shfaqet si partizani më i madh i saj. Përpjekjet e Albin Kurtit për ta “stolisur” e “zbukuruar” atë janë sa dëshpëruese aq qesharake.

Protestat, gurët e molotovi janë shumë të freskëta për t’u harruar. Siç nuk harrohen as akuzat për tradhëti kombëtare e serbofili. Me krejt këto, Kurti dikur zhvillonte luftë të hapur me shtetësinë e Kosovës, e sot është gati për të cenuar shtetin duke qenë i gatshëm për të pranuar edhe autonomi substanciale që është shumë më shumë se çka dikur ishte mbërritur si kompromis.

Për kauzat e rrejshme të Kurtit, mos të harrojmë se kanë humbur edhe jetë njerëzish. Astrit Deharin e patën shpallur dëshmor në luftën kundër “Zajednicës”, e për vdekjen e tij akuzonin edhe njerëz me emra të përveçëm. Sot, përveçse nuk po zbardhet vdekja e tij siç ishte zotuar ky pushtet, protestohet e kërkohet drejtësi për të jashtë Kuvendit, e brenda tij Albin Kurti tregon se pse “Zajednica” e tij është e mirë. Çfarë fatkeqësie!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy