Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova më parë do të hapë ambasadë në Hënë sesa në Beograd.
“Për të vazhduar fanta-shkencën që vjen nga Prishtina, doja të thosha se ata do të hapin ambasadë në Hënë sesa në Beograd”, ka thënë ai.
Reagimet e Daçiqit vijnë pasi në media u raportua se ueb-faqja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës e përfshin Republikën e Serbisë në listën e ambasadave të saja.
Ai tha se “gënjeshtra të tilla gjithmonë shfaqen para zgjedhjeve”.
Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer zyrtarët ndërlidhës pa status diplomatik, zyrat e të cilëve janë në misionet e BE-së në Kosovë dhe Serbi.
Daçiqi tha se në Beograd janë 72 misione të huaja diplomatike-konsullore të akredituara që përfaqësojnë shtete sovrane dhe të pavarura, por “Kosova nuk jo, as nuk do ta ketë kurrë”.