Depresioni i nënës, transmetohet edhe tek vajza. Ky është përfundimi i një studimi të universitetit të Kalifornisë në San Francisco, i cili ka zbuluar një cirkuit që është përgjegjës për ndjenjat dhe për ndryshimet e humorit, të transmetuara nga nëna te fëmijët.
Duke analizuar të dhënat e 35 familjeve amerikane grupi i studiuesve ka treguar lidhjen mes trashëgimit të depresionit nga nëna te vajzat dhe është e dukshme rëndësia e faktorëve të tjerë në shfaqjen e depresionit, si të natyrës ambientale që lidhen me përvojën e jetuar.
Studiuesit janë përqendruar në sistemin limbik dhe kanë analizuar aktivitetin cerebral të pjesëtarëve të familjes, objekt eksperimenti falë rezonancës magnetike. Të vënë përballë njëri-tjetrit, pjesëtarët e familjeve kanë lejuar zbulimin që vëllimi i materies gri të sistemit limbik të mamave e vakzave tregon analogji të dukshme, ndërsa e njëjta gjë nuk dallohet te nënat e djemtë dhe as mes baballarëve e djemve.
Trashëgimia megjithatë është vetëm një shkak në lindjen e depresionit: “Janë të shumtë faktorët që luajnë një rol në depresion – ka shpjeguar një nga drejtuesit e studimit – si genet jo trashëgues nga nëna, ambienti shoqëror dhe përvojat e jetës. Trashëgimia e depresionit nga nëna te vajza është vetëm një pjesë e gjithë kësaj”.