Policia e Kosovës konfirmon se është gjetur e në gjendje të mirë shëndetësore 39 vjeçarja nga Drenasi që u raportua e zhdukur me datën 27 tetor.
Policia tha se “hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur personi që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas.
Aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.
Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.