Zidane është ëndrra për të zëvendësuar Ten Hag

by engel

Pankina e Manchester United dridhet pas rezultateve negative të fundit. Në listën e klubit për trajner të skuadres është edhe ish-lojtari i Real Madridit Zinedine Zidane

Rezultatet e dobëta të fundit të Manchester United e kanë vendosur pozicionin e Ten Hag në pasiguri të madhe. Djajtë e Kuq pësuan një humbje në Kupën e Ligës ndaj Newcastle. Elimini i tyre nga Kupa e Liges e shtyu klubin të konsideronte zëvendësime të mundshme për menaxherin holandez.

Madje sipas shtypit anglez ka disa lojtarë që kanë dyshime për trajnerin. The Times renditi gjithashtu alternativa për Ten Hag që mund të konsiderohen nga Manchester United. Në listën e emrave, përveç Amorimit, Emery dhe Lopeteguit, do të ishte edhe Zidane që do të përfaqësonte ëndrrën pas Ten Hag. Për momentin nuk ka një vendim për këtë çështje. Menaxhmenti do të presë për garat e ardhshme për të vlerësuar përfundimisht pozicionin e Ten Hag.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy