Deklarata e Blerim Velës për “testin e ADN’së”, reagon vajza e gazetarit Fahri Musliu

by Merita

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, sot përmes një shkrimi tallës ka kërkuar që Aleksander Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së bashkë me gazetarin Fahri Musliu. Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta, e disa prej figurave publike kanë kërkuar edhe shkarkimin e tij.

Për deklaratën e Velës, ka reaguar edhe vajza e Fahri Musliut, Valbona.

banner

Valbona Musliu tha se vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë shkrime e më pas i fshijnë.

“Blerim Vela, para se te shkruash apo te komentosh mendo dy here. Ose shkruaj e mos fshi, ose mos shkruaj fare. Vetem frikacaket, jo profesionistet, injorantet e te perdalet shkruajne e me pas fshijne… E te guximshmit, profesionistet, e te moralshmit u qendrojne prapa shkrimeve, fjaleve, statuseve e komenteve”, ka shkruar ajo.

Tutje, Musliu iu drejtua Velës me fjalët se “sikur të isha afër do ta peshoja trurin tënd dhe intelektin”.

“Blerim Vela sikur te isha afer do te vendosja ne peshore per me e mate peshen tende me karrieren e Fahri Musliut, Po,Po, do i vendosja ne peshore edhe vitet e tua nese jane 50-te, sa ka karriere Fahri Musliu, e besa do e peshoja edhe trurin tend e intelektin. Mire qe nuk jam afer, dhe nuk kam mundesi, sepse do te peshoja edhe me librat e shkruar, analizat, e mos te flas per raportet, intervistat e te tjera pune gazetareske te Fahriut….e mos ta le anash edukaten familjare, dhe sa do kisha dashur qe nje bagazh i tille i nje intelektuali, e mbi te gjitha nje njeriu qe ska lepire ne pjata te huaja e as ne kepucet e huaja, te ishte ne institucionin qe ti edhe perfaqeson sot. Blerim”, shkroi Musliu.

Ndryshe, Blerim Vela sot ishte përfshirë në debatin që po bëhet rreth presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe gazetarit Fahri Musliu. Vela duke komentuar lajmin që Vuçiq kishte dalë bashkë me babain e tij, Angjelko Vuçiq, për të demantuar pretendimet rreth tij dhe Fahri Musliut, kishte shkruar se është e kotë pa e bërë testin e poligrafisë dhe testin e ADN-së, bashkë me Fahri Musliun.

Pas reagimeve të shumta, Vela ka fshirë llogarinë e tij në platformën X (ish-Twitter).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy