Janë publikuar rezultatet komplete të votimit për “Topin e Artë” të këtij viti, që tregojnë saktësisht se sa pikë fitoi Lionel Messi, dhe të tjerët.
Të hënën në Paris është mbajtur ceremonia për shpalljen e fituesit të Topit të Artë ku moren pjesë yjet më të mëdhenjë të futbollit botëror.
Në konkurrencë me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, Messi fitoi për herë të tetë “Topin e Artë”, që është një rekord i ri i vendosur nga ai.
Tani, rezultatet e plota të votimit janë publikuar dhe kanë konfirmuar diferencën e pikëve, me yllin argjentinas që la prapa vetes Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen.
Sipas “AS”, 36-vjeçari mori 462 pikë, 105 pikë përpara norvegjezit të Manchester Cityt, që zuri vendin e dytë me 357 pikë. Francezi i Paris Saint-Germainit doli i treti me 270 pikë.
Ashtu siç pritej, shumë vende votuan për Messin si lojtarin më të mirë, por ishin gjashtë vende që votuan ndryshe.
Gjithsesi, kjo ishte një fitore dërrmuese për sulmuesin e Inter Miamit.
Kujtojmë se fituesi i “Topit të Artë” përcaktohet nga votat e gazetarëve nga 100 vende të botës. Vendet nga ku mund të votohet caktohen në bazë të renditjes së FIFA-s. Pra, shtetet që bëjnë pjesë në top-100 të ranglistës botërore.
“France Football”, që organizon ceremoninë e “Topit të Artë” dhe ndan çmimet, bëri të ditur se këtë vit kanë votuar 92 gazetarë.
Top-10 e “Topit të Artë” me pikët totale: