112
Pas Tom Hanksit, me Inteligjencë Artificiale u klonua edhe aktorja hollivudiane Scarlett Johansson.
Por, ndryshe nga ylli i ”Forrest Gump’ dhe ”Saving Private Ryan”, i cili u kufizua të paralajmëronte këdo në Instagram që kishte përdorur imazhin e tij për të reklamuar sigurimet mjekësore, aktorja iu drejtua gjyqësorit kundër një aplikacioni, i cili, pa dijeninë e saj përdori emrin e saj dhe ngjashmëri fizike për qëllime promovuese.
Spoti prej 22 sekondash krijoi konfuzion te shikuesit.
Pas denoncimit, reklama u tërhoq nga qarkullimi.