Moment komik në gjysmëfinalen e Kupës, futbollisti kosovar rrëzohet nga barela për të vonuar lojën (video)

by Merita

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi, ishte pjesë e një momenti komik në gjysmëfinalen e Kupës së Malajzisë, me mesfushorin 31-vjeçar që u përpoq të vononte lojën.

Gjatë kohës shtesë, kur skuadra e tij Terenganu po fitonte përballë Kuala Lumpur City në kohën shtesë dhe Krasniqi po shoqërohej të dilte jashtë me barelë.

banner

Në atë moment, ai rrëzohet nga barela duke fajësuar mjekët e ekipit, por ky moment nuk u fal nga gjyqtari, që e ndëshkoi menjëherë me karton të verdhë për vonesë loje.

Më vonë Krasniqi u rikthye në lojë duke luajtur dhe minutat e mbetura.

https://streamin.one/v/d3289a93

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy