Mungesa e planeve rregullative dhe hartave zonale po dëmton zhvillimin ekonomik

by engel

Nëpërmjet një komunikate të postuar në rrjetet sociale, Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimet e anëtarësisë së saj lidhur me dëmet që janë duke u shkaktuar në mungesë të planeve rregullative dhe hartave zonale në komunat e Kosovës.

Shoqata e Ndertimtarëve, në kuadër të Lidhjes se Bizneseve të Kosovës, ka pranuar shqetësime të shumta nga anëtarësia e saj rreth mungesës dhe implementimit të planeve zhvillimore, rregullative dhe miratimin e hartave zonale në nivelet lokale.

banner

Si rezultat i mungesës së miratimit të këtyre planeve zhvillimore, rregullative dhe hartave zonale ka ngecur ndërtimi i objekteve të larta në shumë komuna (por edhe investime të tjera në sektorë të ndryshëm, si për shembull në energjinë e rinovueshme) ku ka një diskrepancë mes ligjeve në fuqi dhe kërkesave të tregut dhe ku kërkohet që të gjitha projektet e energjisë të jenë të parapara me Planin Zhvillimor Urban.

Stërzgjatja dhe burokracia e cila dominon në nivelin lokal dhe atë qendror, ka prodhuar probleme të njëpasnjëshme, themi një domino efekt në tregun ndërtimor dhe në investimet e huaja kapitale.

Duke pasë parasysh lëvizjen e fuqisë punëtore nga tregu i Kosovës, sektori i ndërtimtarisë është më i prekuri, ku në dritën e kësaj, ky sektor ka probleme ekzistenciale.

Gjithashtu, mosmiratimi i planeve rregullative dhe hartave zonale, përbën problem serioz në këtë treg. Kur këto dy probleme paraqiten në treg, atëherë kurba e ofertës dhe kërkesës marrin diskrepancë të madhe.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon urgjentisht që të zbatohet ligji në fuqi, kërkon që të shmanget burokracia ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy