Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në Veternik

by engel

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër tjerë kanë pësuar lëndime fizike si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në Veternik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

banner

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se “si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy