Reagon Klinaku lidhur me bastisjet e speciales

by engel

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi që gjatë kësaj jave zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se secili që është cak i këtyre bastisjeve të mos lejojnë t’iu preket diçka pa prezencën e tyre, pasi siç u shpreh ai “ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.

banner

Klinaku: Bastisjet po bëhen si në kohën e pushtuesit, shteti të merret seriozisht me këtë

Të gjithëve ju kujtohen bastisjet e zyrave të OVL UÇK-së nga ana e ZPS-së më 25 shtator 2020.

Kur kam shkuar për të marrë pjesë, apo për të qenë prezent gjatë bastisjeve e kontrollit, puna e parë që e kam bërë është që kam kërkuar nga udhëheqësja e operacionit Zdenka Pumper që t’i nxjerrë policët nga zyrat tona e të dalin në korridor, duke i thënë se kemi përvoja të hidhura që nga koha e Jugosllavisë kur njerëzve u janë montuar prova, dhe puna e dytë që e kam bërë ka qenë se kam kërkuar urdhëresën e bastisjes dhe kemi pritur gati një orë deri sa ka ardhur urdhëresa e shkruar.

Kur kanë filluar bastisjet e kontrolli, nuk kam lejuar që të preket asnjë letër pa qenë unë afër gjysmë metre aty që të shoh se çfarë po preket.

Po ashtu, në fund kur kam nënshkruar procesverbalin e përfundimit të bastisjes, e kam cekur në vërejtje se nuk jap llogari se çfarë është bërë rreth një orë e gjysmë përpara sa nuk isha unë prezent aty.

Prandaj, secili nga ju që mund të jeni cak i bastisjeve apo kontrollit të tyre, mos lejoni që të preket diçka pa prezencën tuaj, sepse ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy