Në mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar të PS-së në Fier, Rama tha se duhet të kontrollohet shumë më tepër dhe shumë më në qelizë veprimtaria e pushtetit ekzekutiv, në mënyrë që goditja e korrupsionit të mos jetë diçka ekskluzive e SPAK-ut.
“Ose po s’e kapi SPAK-u, janë prokuroritë e tjera. Por duhet që ne të krijojmë kapacitetet e brendshme të pushtetit ekzekutiv. Këtu është roli i institucioneve”, tha ai.
Ndalur te Reforma në Drejtësi tha se përpjekjet kanë nisur shumë më parë, kur PS ishte në opozitë.
“I kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS në vitin 2008. Në vitin 2009 ne nuk arritëm dot të marrim fitoren. Na bëri mirë ajo, se pastaj mësuam të fitojmë dhe vetëm të fitojmë. Pastaj kemi shkruar programin ‘Për një rilindje shqiptare’ që u bë programi ynë elektoral i vitit 2013 dhe e kemi reformën në program”, theksoi Rama
“Sigurisht PS gjeti dhe pati për këtë reformë një mbështetje masive të aleatëve strategjikë. A bëhej dot reforma pa mbështetjen e tyre? Jo, nuk bëhej. Por tjetër është ta udhëheqësh reformën dhe tjetër ta mbështesësh reformën. Mbështetja në rastin tonë ishte shumë e rëndësishme, se ne sado të zotë të jemi ishte e pamundur të sillnim në sallën e Kuvendit të gjithë ata ‘kreshnikët’ që mbanin dorën lart me kartonin jeshil dhe ulnin kokën poshtë kur votohej Reforma në Drejtësi”, tha Rama.
Rama tha se “nuk është Amerika që bëri Reformën në Drejtësi, por është PS”.
“Nëse pandëshkueshmëria nuk është më mit, kjo ndodh vetëm sepse ekziston PS. Askush tjetër, as ata që ishin, as ata që duan të jenë. Askush nuk e ka këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në ADN e vet. Nga vitit 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca, një që ka shkatërruar dhe një që ka rindërtuar. PS mund të ketë bërë gabime të mëdha në momente të caktuara, por në asnjë rast nuk mund t’i thuash se për shkakun tënd, të kësaj partie, Shqipërisë i ndodhi një shkatërrim. Partia Socialiste mund ta ketë gjuajtur topin jashtë, por huq nuk ka dalë ndonjëherë”, theksoi ai.
Po ashtu nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar do të vijojë pa kompromis.