Shqiprim Arifi e falenderon Albin Kurtin lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm, por ka edhe kërkesa!

by engel

Shqiprim Arifi falenderon Albin Kurtin për planifikimin e 3 mln € për luginën e Presheves. Mirënjohjen dhe falenderimet e tija për Kryeministrin Kurti i ka bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale.

E falenderojmë Kryeminstrin e Kosovës për vendosjen e vijës buxhetore 3 milion € për Preshevën për vitet në vijim.

banner

Ky është hapi i parë i ndërmarrë, pas shumë viteve kërkesë, për themelimin e FONDIT të Solidaritetit për Luginën e Preshevës!

Ndërkohë, ne ende presim që qeveria të dalë me një qëndrim në lidhje me 2 milion € e vitit të kaluar, të zhvatura nga doraputhësit e PVD-së, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi.

Poashtu, të sqarohet opinioni se pse në vitin 2023 nuk u parapanë 3 milion € për Preshevën?!

Sakaq, një sqarim i domosdoshëm për popullin e Preshevës do të ishte, pse ky vendim u mor menjëherë pasi u pranua “Zajednica” (“qoftë asi, qoftë ksi”), duke e shkelur premtimin kryesorë, parimin e RECIPROCITETIT?

Gjithashtu duam të dimë, a do të jetë populli i Preshevës sërish i mashtruar nga malverzimet e Ardita Sinanit e Shaip Kamberit?
Dhe në fund, me çfarë masa sigurie, këto 3 milion € nuk do të plaçkiten dhe nuk do të përfundojnë sërish në xhepat e funksionerëve të PVD-së!?

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy