44
Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e premte në një aheng familjar në Malishevë.
Lidhur me rastin, policia njofton se ka sekuestruar dy pistoleta dhe gjashtë fishekë.
“Raportohet se gjatë një ahengu familjar ka pasur të shtëna në ajër. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku gjatë kontrollit të shtëpisë- pronë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe gjashtë fishekë”, njofton policia.