Në Big Brother VIP Kosova 2 në natën e sotme (e premte) ndodhi një përplasje mes Gani Gërmisë dhe opinionistes Anita Muçaj – Haradinaj.
Kjo e fundit e ofendoi gazetarin për faktin se u tha se mund të ketë diçka më shumë me banoren Brikenda Karricaj.
Mes kësaj, spikerja e lajmeve tha se Brikenda është shumë e bukur, teksa iu drejtua Ganisë: ‘A e ki parë veten në pasqyrë’.
Për këtë u bë një reagim nga profili zyrtar i Ganisë në Facebook që mbase menaxhohet nga ndonjë familjar i tij.
“Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet për të thënë se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme”, thuhet në postim.